Sporti

Keq e më keq për Djokovicin, tenistit serb i ndalohet hyrja në Australi deri në vitin 2025!

01/17/2022 08:17
nga:L J

Drama njëmbëdhjetëditore për hyrjen e Novak Djokovicit në Australi përfundoi me një vendim unanim të Gjykatës Federale atje, e cila urdhëroi tenistin të largohej nga vendi.

Pasi u deportua, u mësua se ai nuk ka të drejtë të hyjë në Australi për tre vitet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ministrja e Punëve të brendshme, Karen Andrews e konfirmoi këtë si e ftuar në një program televiziv australian, dhe më vonë e shpërndau bisedën në Twitter.

Kjo do të thotë se Djokovic nuk mund të shkojë në Australi dhe në Australian Open deri në vitin 2025. Ai ka të drejtë të apelojë për këtë vendim.

Nëse ndalimi i hyrjes mbetet në fuqi, kjo do të thotë se Djokovic mund të luajë nuk mund të luajë në Australian Open deri në moshën 37-vjeçare. Nëse ai dëshiron, dhe nëse ai është ende një tenist profesionist në atë moshë.

/GazetaBlic Sport