Sandor Cs. 54 vjeç, doli para shinave të trenit në vitin 2014 që treni të kalonte sipër këmbëve të tij.
Këtë e përdori për të fituar 2.5 milionë dollarë sigurime por është përballur me hetime nga autoritetet pas ngjarjes në fshatin hungarez të Nyircsaszari.
Dyshimet për incidentin nisën kur autoritetet mësuan se Sandor kishte bërë 14 sigurime jete të njohura si ‘të riskut të lartë’, në vitet para incidentit.
Sandor, i cili mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota pas incidentit ndërsa tani ka vendosur proteza këmbësh artificiale, thotë se bëri sigurimet e tij pas këshillave financiare që kishte marrë nga ekspertët. Gruaja e tij kishte bërë ankimimet për paratë e sigurimeve pak pas incidentit, por kompanitë menjëherë kishin refuzuar duke dyshuar se plagët ishin të vetë-shkaktuar nga klienti.
Sandor ruan pafajësinë e tij duke thënë se kishte shkelur një copë xhami që e bëri të humbiste ekuilibrin e të binte para trenit që sapo i nis nga stacioni. Incidenti bëri që Sandor të gjymtohej në të dyja këmbët nga gjuri e poshtë. Hetimet për çështjen janë zhvilluar prej shtatë vitesh, por ishin komplikuar nga ndryshimi i versionit të ngjarjes prej makinistit të trenit.
Fillimisht drejtuesi i mjetit tha se Sandor kishte rënë, por më vonë tha se u hodh qëllimisht para trenit.
/GSH/


