Sporti

Këpuca e Artë Evropiane: Salah kryeson listën

02/24/2025 14:50
nga:Lorik J

Vetëm Mohamed Salah është përpara italianit Mateo Retegui në renditjen e Këpucës së Artë evropiane, pasi sulmuesi i Atalantas barazoi Harry Kane.

Retegui shënoi golin e tij të 21-të në Serie A këtë sezon, duke kontribuar në fitoren 5-0 të Atalantës ndaj Empolit të shtunën.

Kjo do të thotë se ylli i Atalantës tani ka arritur në 42 pikë në renditjen e Këpucës së Artë evropiane, njësoj me fituesin 2023-24, Harry Kane.

Vetëm ylli i Liverpool-it, Salah, qëndron mbi dyshen me 25 gola në Premier League dhe 50 pikë.

/GazetaBlic Sport