Sporti

Kepa Arrizabalaga drejt largimit nga Chelsea: Dua të luajë më shumë

06/24/2022 15:07
nga:E K

Portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Mendyt te Chelsea.

Arrizabalaga së fundmi në një intervistë për Marca ka zbuluar se dëshiron të qëndroj te Chelsea pasi është klub i madh, por se dëshiron të luajë më shumë ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam në një klub të madh. Do të flas me trajnerin dhe pastaj do vendos për të ardhmen, por mesazhi im do jetë i qartë, dua të luajë më shumë”, tha Kepa për Marca.

Në rast të largimit të tij, opsioni i Chelseat për ta zëvendësuar Kepan mbetet shqiptari, Thomas Strakosha.

/GazetaBlic Sport/