Sporti

“Keni humbur një top”, Ancelotti tallet me Modricin pasi kroati shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

01/17/2022 08:51
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti mbrëmë Athletico Bilbaon me rezultatin 2:0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili realizoi golin e parë në finale dhe më pas u shpall “MVP”, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një episod interesant i ndodhi pas përfundimit të sfidës, pasi trajneri i tij, Carlo Ancelotti e kritikoi me ironi.

“Keni humbur një top”, i tha Ancelotti – Modricit, pasi ky i fundit mori çmimin si lojtari më i mirë.

Më poshtë keni pamjet: