Showtime

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku tregon incidentin e frikshëm se si është sulmuar nga dy derra të egër

09/30/2021 13:37
nga:Genita C

Ylli i muzikës pop Shakira thotë se ajo ishte viktimë e një sulmi të rastësishëm nga një palë derra të egër ndërsa shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj tetëvjeçar.

Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët e sulmuan atë, para se të kapnin çantën e saj dhe të tërhiqnin atë në pyll, shkruan BBC.

Ajo ndau historinë e saj të çuditshme në një seri tregimesh në Instagram të mërkurën.

Duke mbajtur çantën tani të rikuperuar por të shqyer drejt kamerës, ajo tha: “Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park më kanë lënë çantën”.

“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular”, vazhdoi këngëtarja. “Ata kanë shkatërruar gjithçka”.

Shakira është viktima e fundit e derrave gjithnjë e më agresivë që kanë pushtuar kryeqytetin katalanas vitet e fundit.