Showtime

Këngëtarja shqiptare shpërthen ndaj Beatrixës: Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën

12/11/2021 16:57
nga:G C

Big Mama është banorja më e re e shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Gjatës mbrëmjes së kaluar shumë nga banorët ishin të përfshirë në debate të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij debati live në emision, nuk munguan edhe disa rezerva për Beatrixën nga Arjola Demiri dhe Big Mama.

“Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha Arjola.

Teksa në anën tjetër reagoi edhe Big Mama e cila u shpreh se Beatrix nuk bën asgjë tjetër, vetëm di të lyhet dhe të puthet./GazetaBlic/