Showtime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, zgjedhet një nga prezantueset në MTV Europe Music Awards 2021

11/12/2021 10:55
nga:Genita C

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.

Në këtë event pritet të marrin pjesë emra eminentë të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.

Prezente në MTV EMA 2021 do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.Këtë e bëri të ditur Rita duke postuar disa foto ne InstaStory ku i lajmëroi fansat e saj për pjesmarrjen e saj si prezantuese, për të ndarë një çmim ose për të prezantuar një performancë skenike.

Gjithashtu këngëtarja tjetër shqipëtare Dua Lipa është e nominuar për të fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë /ie zhanrit pop”, krahas emrave të njohur si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.