Showtime

Këngëtarja shqiptare kapet keq me Edi Ramën: Haram të qoftë vota ime

04/07/2022 21:15
nga:G C

Blerina Balili është një nga këngëtaret të të njohura të muzikës së jugut, që numëron shumë këngë dhe mbi të gjith e gjen kduo në koncertë ku ka shqiptarë, sidomos në diasporë.

E ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi tregoi disa pjesë të panjohura më parë të jetës së saj, qoftë kur ka jetuar në Greqi, dhe momentin kur vendosi të kthehej në Shqipëri. Pikërisht për këtë moment ajo nënvizoi se në fillim është paragjykuar nga shqiptarët pasi nuk dinte shumë mirë shqip, ndërsa fliste edhe greqisht.

“Kur kam ardhur në Shqipëri në 2008, erdha si çdo emigrant për të bërë disa punë të miat, për të bërë dhëmbët. Nuk dija pikë fjale shqip, dija vetëm greqisht… fjalën e parë që kam dëgjuar kur kam kërkuar një kafe, kur zbritëm nga autobusi. I kërkova një kafe si në Greqi, një “neskafe”,‘ohoh Kiço ç’e paske në terezi, pi këtë turken dhe ik për ku je nisur dhe lëri llafet e shumta’.

Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo bëri xhiron e portaleve për shkak të grindjes të themi me Edi Ramën, për ë cilin thotë se e ka votuar, por ai e ka zhgënjyer.

“Edhe ju keni të na jepni neve, popullit, partisë, jo t’ju japim ne juve. Përderisa unë paguaj taksat edhe çdo gjë muaj për muaj, jam brenda rregullave zotëri që duhet të paguash, sepse mora një refuzim shumë të madh. Të tipit, Edi Rama që unë të dhash edhe votën. S’kisha votuar kurrë. Të tipit që ‘ju këngëtarët, muzikantët keni të na jepni, jo t’ju japim’.

Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa po, e disa jo, sepse familjarë e hallexhinj jemi të gjithë. Të gjitha kanë frikë, por nuk duhet të kenë. Të ngrihen si çdo popull për nevojat e tij dhe të flasë. Jo të ngrihem vetëm unë një. Por kanë frikë dhe nuk e kuptoj pse, arsyen. Se gojën për çfarë e ke, lirinë për çfarë e ke?! Mua s’ka ç’të më bëjë. Ç’ishte për të bërë, e bëri dëmin”, thoshte Blerina Balili për kryeministrin Rama në kohën e pandemisë.