Showtime

Këngëtarja shqiptare ia ‘huq’ me të madhe, e përzien Ligën e Kampionëve me Kampionatin Evropian

06/15/2021 13:25
nga:G C

Në Evropë filloi të premten festa e madhe e futbollit, Kampionati Evropian EURO 2020 me ndeshjen Itali-Turqi.

Shumë nga figurat publike kanë bërë me dije se janë fansa të ‘flaktë’ të futbollit, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, këngëtarja e njohur shqiptare, Anna Kabashi, ka befasuar të gjithë ndjekësit me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Kabashi e ka ngatërruar Ligën e Kampionëve me Kampionatin Evropian, madje duke pyetur se kush do ta fitojë atë?

Dihet që Liga e Kampionëve është kompeticion për klubet evropiane, kurse Kampionati Evropian turne i kombëtareve./GazetaBlic/