Showtime

Këngëtarja serbe ka blerë këngën e Ronela Hajatit për 10 mijë euro

05/24/2022 09:57
nga:G C

Këngëtarja e njohur serbe, Tea Tairović ka publikuar së fundmi albumin e ri të quajtur “Balkanija”.

Ndonëse të gjitha këngët e saj u bënë hite, ajo që ra më së shumti në sy është kënga “Dubai”.

Kjo këngë dyshohet se është një cover i këngës “Leje” të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati, e cila ka gati shtatë milionë shikime, transmeton Kurir, përcjell Paparaci.

Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila për publikun serb tashmë njihet më së shumti si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizionin e sivjetmë në Torino.

Ndryshe, siç pohojnë burime për Kurir, këngëtarja Tea për këtë këngë ka paguar 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.