Showtime

Këngëtarja me famë botërore jep lajmin e trishtë: Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme!

12/08/2022 17:50
nga:G B

Këngëtarja me famë botërore Celine Dion zbuloi se vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Nëpërmjet një videoje në instagram, ajo tregoi se vuan nga çrregullimi neurologjik Stiff Person Syndrome (SPS).

Këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian.

Më konkretisht bëhet fjalë për Courage World Tour, ku anulohen tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023 (mes tyre koncerti i saj në Greqi më 9 qershor 2023).