Rezultatet e zgjedhjeve duket se janë me mjaft befasi në listat e partive politike.
E, të tilla ka edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas rezultateve të deritanishme, jashtë Kuvendit duket se do të mbesin deputetë të legjislaturës së fundit, emrat të njohur në parti, si Enver Dugolli, Ardian Gola, Agon Batusha, Gramos Agusholli, Vendenis Lahu, e të tjerë.
Por vendin e tyre do të zënë deputetë të rinj, që kanë qenë kandidatë të VV-së, si këngëtarja Edon Llalloshi e cila në listë sipas rezultateve është e 14, me 30 mijë vota.
Përpos saj, duket se ulëse në Kuvend ka siguruar edhe trajneri i futbollit e profesori Bylbyl Sokoli, i cili është i 41 në listë, me 14 mijë vota./Gazeta Blic/



