Showtime

Këngëtarja e njohur rrëzohet keq gjatë performancës live

02/09/2022 11:13
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Anne Marie, gjatë performancës së saj në “Brit Awards 2022”, teksa zbriste nga shkallët ka pësuar një aksident.

Edhe pse u rrëzua ajo nuk ndaloi së kënduari dhe vazhdoi performimin live, përcjellë GazetaBlic.

Pas këtij incidenti ajo mori përkrahje të madhe nga fansat dhe të pranishmit në skenë, edhe pse e kishte lënduar kyçin e këmbës së majtë.

Kur përfundoi e gjithë kjo Marie ka reaguar në një postim në Twitter, duke shkruar:”Nuk më është dashur kyçi im i majtë”./GazetaBlic/