Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, së fundmi ka bërë një tatuazh me merimangë në kokën e saj.
Kjo figurë ndryshe njihet si Grandmother Spider apo “Gjyshja Merimangë” ,shkruan GazetaBlic.
Demi, përmes një postimi në InstaStory, ka publikuar një foto duke treguar se si duket tatuazhi i saj i ri.
“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra, ajo na mësoi rreth qeramikës dhe thurjes. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën. Ajo na mësoi se ne jemi të gjithë të lidhur në një rrjet – secili prej nesh ka vendin e vet në këtë botë”, u shpreh ajo./GazetaBlic/