Showtime

Këngëtari shqiptar ka dy fjalë për Don Xhonin: Paguan 10 milionë lekë sponsorizime për klikime

07/22/2021 09:56
nga:Genita C

Artisti, Erik Lloshi së fundmi ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin ka folur në një intervistë, teksa ka folur për këngën e tij të re ai është shprehur se shumë këngëtar shqiptarë i blejnë klikimet.

Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.

“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, është shprehur ai në “RTV Ora”.