Showtime

Këngëtari shqiptar bëhet shkak që Beniada shpërtheu në lot

11/27/2021 18:39
nga:G C

Beniada ka shpërthyer në lot gjatë një diskutimi me banorët për surpizën që ju bë dje Beatrix Ramosaj.

‘Vëllai i madh’ surprizoi Beatrixën duke i sjellur vëllanë e saj, Alban Ramosaj dhe dashuria e madhe që kishin me njëri-tjetrin e emocionoi Beniadën, shkruan GazetaBlic.

Ajo mes lotësh u shpreh se u gëzua si të takonte vëllain e saj.

“Ishte fiks sikur të kishte ardhur Albani im, realisht më ka marrë shumë malli dhe dje ishte shumë bukur t’ju shikoja juve kaq të afruar. Unë dhe vëllai jemi shumë të ngushtë, motra e madhe bën gjithmonë për vëllanë. Në fillim e mbaja afër se ishte i vogël ndërsa tani përpiqem të kujdesem gjithmonë për të”, tha Beniada./GazetaBlic/