Showtime

Këngëtari më i kërkuar i momentit, ja sa mund të paguhet Luiz Ejlli për koncert

06/28/2023 13:03
nga:Y I

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pushime on Top’ ku ka ndarë disa sekrete të shumë prej VIP-ave për të cilët të gjithë fansat janë kuriozë.

Një prej tyre ishte padyshim dhe këngëtari e fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli. Teksa u pyet për pagesën e tij për koncert, Demika nuk nguroi t’ia shuante kureshtjen të gjithëve.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro.”- ka treguar ai.

Rikujtojmë që Luizi sapo mbylli një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe para pak ditësh performoi gjithashtu në Londër. Duket se, që prej përfundimit të formatit të ‘BBVIP’, këngëtari nuk ka bërë asnjë ditë pushim!