Showtime

Këngëtari kosovar i ka idetë e qarta. “Nuk marr pjesë në Big Brother se e fitoj!”

08/11/2022 21:52
nga:G C

“Big Brother VIP Kosova” pritet që të nisë së shpejti në Klan Kosova dhe të gjithë janë kuriozë cilët do të jenë banorët. Deri tani janë përfolur shumë emra të njohur, të cilët thuhen se do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme dhe mes tyre edhe emri i Ylli Limanit.

Por këngëtari i hitit “Buzët e kuqe” i ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë pjesë e këtij formati. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Ylli është shprehur se nuk do të marrë pjesë në këtë reality show sepse do ta fitoj.

Në Kosovë është duke e bërë për herë të parë ky show televiziv dhe duket se do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Edhe çmimi prej 200 mijë euro është tejet konkurres.