Showtime

Këngëtari i njohur Faton Isufi flet për projektet muzikore dhe planet për vitin 2022

01/18/2022 17:51
nga:Donika Fetahu

Faton Isufi, është një ndër këngëtarët më të kërkuar sa i përket zhanrit të këngëve popullore moderne.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Showbiz‘, ai ka shpalosur detaje të reja për projektet muzikore për vitin që na pret si dhe ka folur hapur për ndikimin e masave antiCOVID në fushën e tij.

Isufi ka bërë të ditur se është duke punar në projektin e ri muzikor dhe se këtë vit do të ketë disa covera, kurse sa i përket bashkëpunimeve akoma nuk ka caktuar se me kë do të bëjë dhe se projektet që do t’i lansojë do të jenë me videoklipe.

Tani është tu u punu kanga e re nga Studio DuoBassrecords, viti 2022 do t’jetë me kangë të reja e besoj edhe disa covera.
Ndoshta mundet me pas edhe bashkepunime,por nuk kam caktu se kush do t’jetë”, tha Isufi.

Tutje Isufi për ‘GazetaBlic Showbiz‘, ka treguar për planet sa i përket dasmave se rezervimet për këtë vit kanë filluar çysh vitin e kaluar dhe se kërkesat janë të shumta.

Dasmat kan’ fillu qe nga sezoni i kaluar për me u rezervu , ka kërkesa shume po dikush ende nuk e din sakt për datë ose janë kërkesat me datat e njejta që psh jam i nxanun“, vazhdoi ai.

Ndërkohë ai theksoi se masat anticovid kanë ndikuar në çdo aspket e sidomos në fushën e tij, pasi që kufizimi i personave dhe orari i mbylljës së bareve ndikon negativisht në këtë fushë.

Normal ka ndiku në çdo aspekt,por duke shpresu qe do te kthehemi ne normalitet dhe te fillojme ashtu si duhet!
Lutem per shendetin e per te tjerat ia dalim”, u shpreh këngëtari sa i përket masave për shkak të COVID-19.

Ai është ndër vite në mesin e këngëtarëve më të kërkuar, duke i marrë parasyshë edhe rezervimet që një vit më herët tregon interesin nga ana e publikut, për ahengje të ndryshme./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni linkun një nga Coverat e tij: