Showtime

Këngëtarët shqiptar që ndërruan jetë të rinj, hitet e të cilëve kaluan kufinjët!

10/04/2021 13:13
nga:Genita C

Krahas hiteve, muzika shqiptare dhe i gjithë arti në përgjethsi është prekur edhe me ndarje të parakohshme nga jeta e disa këngëtarëve.

Falë famës dhe karrierës së ndërtuar ndër vite shumë nga personazhet e famshme shqiptare do mbesin gjithmonë të paharrueshëm, shkruan GazetaBlic.

Në vitin 2016 u nda nga jeta artisti i njohur shqiptar, Ergi Dini, i cili iku nga kjo jetë në moshën 22-vjeçare.

Këngëtari humbi jetën në një aksident me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç.

Edhe pse i ri në moshë, ai ishte shumë i dashur për publikun shqiptar kështu duke krijuar hite që sot e asaj dite dëgjohen në masë të madhe.

Vdekja e këngëtares, Elsina Hidersha, tronditi të gjithë fansat e kolegët e saj.

Sipas deklaratës së Prokurorisë, atë kohë u vra nga pakujdesia pas një zënke që ka pasur me ish të dashurin.

Elsina ishte e afërt me këngëtaren, Elvana Gjata, ku kjo e fundit i kushtoi një këngë.

“Me ty” u titullua kënga dedikim për Elsinën, me të cilën Elvana Gjata fitoi festivalin e muzikës moderne ‘Top Fest’.

Ishte data 17 Nëntor 2014 që shokoi të gjithë shqiptarët.Me këtë datë u nda nga jeta reperi dhe producenti shumë i njohur Dr.Flori.

Ai vdiq në moshën 35 vjeçare dhe arsyet e vdekjes së tij u konstatuan si mbidozë nga kokaina.

Anita Bitri, këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-ës, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare.

Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, në shtëpinë e saj.

Vokalisti i grupit ‘Djemtë e detit’, Gentian Demaliaj, u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare.

Ishte viti 2015 që u shua kjo ikonë, pas një sëmundje të rëndë prej të cilës po vuante prej kohësh.

Ndërsa vajza e tij, Edea, emocioni të gjithë kur u bë pjesë e programit ‘X Factor Albania’ dhe paraqitjen e parë i kushtoi këngë babait të saj./GazetaBlic/