Showtime

Kënga e Noizyt dhe Stresit “Medalioni” arrin një milion klikime akoma pa bërë 24 orë

05/20/2023 21:43
nga:Y I

Rap-artistët shqiptarë, Noizy dhe Stresi, kanë qenë ndër emrat më të komentuar këto ditë.

Kjo pasi u tha se dyshja e famshme prishën raportin mes tyre, i cili njëherësh u rregullua pas shumë vitesh.

Ata mbrëmë u rikthyen me një projekt të ri muzikor që e paralajmëruan prej shumë kohësh.

“Medalioni” ishte bashkëpunimi i tyre me anë të të cilit zbuluan po ashtu se nuk janë prishur.

Kjo këngë akoma pa bërë 24 orë ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube.