Sporti

‘Këndellet’ Manchester United, fitore bindëse ndaj në udhëtim ndaj Spurs

10/30/2021 20:20
nga:E K

Manchester United ka arritur t’u rikthehet fitoreve pas humbjes së thellë të xhiros së kaluar 0-5 ndaj Liverpoolit.

‘Djajtë e Kuq’ e mposhti Tottenhamin në udhëtim me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë takim e realizoi, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo realizoi gol të bukur me një volley goditje në minutën e 39’të të takimit.

Portugezi kontriboi edhe në golin e dytë të ekipit të tij pasi asistoi në golin e shënuar nga Cavani në minutën e 64’të të takimit.

Epilogun final e dha Rashford i cili shënoi në minutën e 87’të të takimit.

Me këtë rezultat United ngjitet në pozitën e 5’të me 17 pikë, kurse Spurs në pozitën e 8’të me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport/