Showtime

Kendall Jenner pozon komplet nudo

06/27/2022 18:14
nga:Gazeta Blic

Kendall Jenner i tregoi të gjitha për postimin e saj të fundit në Instagram, duke u bërë banja dielli tërësisht nudo mes ndarjes së saj nga Devin Booker.

Modelja 26 vjeçe, u fotografua e shtrirë në bark, e veshur vetëm me një kapele bejsbolli të gjelbër të “818 Tequila”.

Një bikini me fije ishte shpërndarë në sallonin pranë saj, së bashku me një shishe me ujë, ndërsa ajo shkruante në telefonin e saj.

Galeria e fotografive, sipër të cilave ajo thjesht vendosi ‘emoji’ të skuqur, shfaqi gjithashtu foto dhe video të saj duke hipur mbi kalë, duke shijuar një pjatë me sushi dhe perëndimin e diellit.

“Më thuaj se ti dhe i dashuri juaj u ndatë pa më thënë se ti dhe i dashuri u ndatë”, komentoi një ndjekës, duke iu referuar ndarjes së saj të fundit nga ylli 25-vjeçar i NBA.

Çifti u nda javën e kaluar pas dy vitesh së bashku.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, tha një burim.

“Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”, tha tutje ky burim.

Vetëm muajin e kaluar, ylli televiziv mori pjesë në dasmën e motrës së madhe Kourtney Kardashian dhe bateristit të Blink-182 Travis Barker në Itali, në shoqëri të Booker

Së fundmi ata u panë së bashku në ditëlindjen e mikeshës së familjes Anastasia “Stassie” Karanikolaou në Los Angeles.

Dyshja nisën për herë të parë lidhjen në pranverën e 2020 në mes të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, ata nuk e konfirmuan romancën e tyre deri në ditën e Shën Valentinit të 2021.

Jenner i bëri gjërat zyrtare në Instagram në kohën kur postoi një foto të saj në rrjetet sociale ku shihej duke u përqafuar me Booker.