Sporti

Kenan Yildiz: Të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madrid, një ëndërr e bërë realitet

10/21/2025 16:38
nga:Mergim Rreci

Kenan Yıldız është deklaruar para ndeshjes ndaj Real Madrid.

Sulmuesi i Juventusit tha se stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ është një nga stadiumet më të mira në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

“I emocionuar për ndeshjen në Bernabeu? Po, është e mrekullueshme. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium.

Mendoj se është një nga stadiumet më të bukura në botë, të luash atje është një ëndërr e bërë realitet.

Të përballesh me një klub të tillë në UCL është thjesht e pabesueshme”, ka thënë Yildiz.

/GazetaBlic Sport/