Sporti

Kenan Orana largohet nga Ferizaj pas tetë vitesh

06/26/2023 19:14
nga:Lorik J

Skuadra e Ferizajt po vazhdon me ndryshime të mëdha në skuadër pas rënies nga Superliga e Kosovës.

Ferizaj nga edicioni i ri do të luajë në Ligën e Parë dhe në këtë merkato po mundohet ta konsolidojë ekipin.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se sulmuesi, Kenan Orara nuk do të jetë pjesë e Ferizajt në sezonin e ri 2023/24.

Orana ka vendosur që në edicionin e ri të mos jetë më pjesë e Ferizajt dhe tashmë mbetet lojtar i lirë. Kujtojmë se Orana ishte pjesë e këtij klubi qe tetë vite, teksa nga edicioni i ri do të djersisë fanellë tjetër.

Në ditët vijuese pritet të mësohet e ardhmja e tij.

/GazetaBlic Sport