Lajme

“Kena me t’njek kysmet Luto, kena me t’njek”, kundërkandidati për kryetar të Gjilanit i përgjigjet Hazirit

08/19/2021 14:34
nga:Gazeta Blic

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata ekektorale, kandidatët për kryetar komune kanë nisur edhe ‘përplasjet’ në distancë, raporton Gazeta Blic.

Është kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti ai i cili e ka ngacmuar Hazirin në profilin e tij në Facebook.

Në paralajmërimin e Hazirit për një intervistë, ka reaguar Behxheti.

“Kena me t’njek’ kysmet Luto, kena me t’njek’”, ka shkruar ai, duke e paralajmëruar kandidatin e LDK-së.

Ndryshe, pos Haziri e Behxhetit në garë për Gjilanin janë edhe: Alban Hyseni nga VV, Leonora Morina- Bunjaku nga PDK, Nazim Gagica nga AAK dhe Gani Neziri, kandidat i pavarur.