Aston Villa po “fluturon” me Unai Emery në pankinë. Skuadra nga Birmingami triumfoi 2-1 Tottenhamin, që ishte fitorja e gjashtë radhazi në “Villa Park”.
Douglas Luiz realizoi golin e dytë për vendasit (eurogol) dhe të pestin personal gjatë këtij edicioni në Premier League.
Aston Villa ndan vendin e gjashtë me Spurs me nga 57 pikë. Mesfushori brazilian falënderon tifozët për mbështetjen.
Dhe premton se ai dhe shokët e tij do të bëjnë maksimumin për të siguruar një biletë në Europa League për sezonin e ardhshëm.
“Në stadiumin tonë krijohet një atmosferë e çmendur. Jam i lumtur që luaj këtu, është një ëndërr të luash në Villa Park.
Ne besojmë tek Unai Emery, jemi shumë të lumtur që e kemi trajner. Ne duam të luajmë në Europa League, po stërvitemi fort çdo ditë për këtë objektiv”, u shpreh 25-vjeçari.


