Sporti

“Kemi shanse”, Curri para duelit me Zvicrën: Është shumë me rëndësi ta fillojmë mbarë

09/04/2025 19:06
nga:Lorik J

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit.

Para duelit të nesërm, ish mbrojtësi i njohur kosovar, tani trajneri, Debatik Curri theksoi se Kosova ka shanse për një rezultat të mirë, e që sipas tij do ishte tejet e rëndësishme të fillojmë me rezultate pozitive, ciklin kualifikues për Botërorin 2026.

“Duke e parë Zvicrën edhe Kosovën mendoj që kemi shanca të marrim rezultat pozitiv. Është shumë me rëndësi me fillu mirë këtë kampanjë dhe besoj me formën e lojtarëve mund të dalim me rezultat pozitiv edhe pse nuk do jetë e lehtë”, tha fillimisht Debatik Curri për ‘GazetaBlic Sport’.

Curri thotë se kualifikimi në Botëror do jetë i vështirë, por që ‘Dardanët’ nuk mund të dorëzohemi, pasi kemi lojtarë që po luajmë në nivele të larta.

“Kualifikimi do jetë shumë i vështirë duke e parë grupin – po nuk duhet të dorëzohemi në asnjë ndeshje. Kemi lojtarë që lujnë nivele të larta edhe besoj që mundemi me tregu lojëra të mira në këto kualifikime”, përfundoi ai.

Kosova ndodhet në grupin B, bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

/GazetaBlic Sport