Bali Muharremaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Suharekës, ka falënderuar zjarrfikësit për punën e tyre, teksa ka thënë se është i lumtur që po ndërtohet objekti i ri për ta dhe kushtet teknike po përmirësohen, raporton Gazeta Blic.
“Kemi qenë bashkë në secilën sfidë. Dhe nga afër e kam parë trimërinë, guximin dhe angazhimin tuaj të pakrahasueshëm, përballë situatave emergjente”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kemi qenë bashkë në secilën sfidë.
Dhe nga afër e kam parë trimërinë, guximin dhe angazhimin tuaj të pakrahasueshëm, përballë situatave emergjente.
Ndjehem mirë që tani po ndërtohet edhe objekti i ri dhe kushtet teknike po përmirësohen.
Falenderues jam pafundësisht ndaj donatorëve dhe humanistëve, që na ofruan mbështetje gjithmonë.
Një falenderim i veçantë është edhe për familjet tuaja, që me mirëkuptim ju japin vullnet e përkrahje.


