Sot zyrtrarisht fillojnë emocionet e Kampionatit Evropian, ndërsa Shqipëria ballafaqimin e parë do ta ketë me Shqipërinë me datën 15 qershor.
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, transmeton GazetaBlic Sport.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë, foli trajneri i kuqezinjëve, Sylvinho.
Sylvinho tha se e ka të qartë formacionin startues teksa u shpreh i lumtur me mbështetjen e tifozëve.
“Jemi në një grup shumë të vështirë, jemi të vetëdijshëm se sa kompeticion i madh është se me çfarë kundërshtarësh po përballemi. Do jetë shumë vështirë ndaj Italisë. Formacioni startues veçse është i gatshëm.
Kemi shumë tifozë nëpër botë. Ka shqiptarë në të gjitha vendet. Është përgjegjësi shumë e madhe për ne, pothuajse i tërë stadiumi do të jetë me ngjyra ‘kuqezi’ dhe kjo na jep më shumë ‘barrë’.
Ka një diferencë të madhe mes Italisë së Kampionatit të fundit Evropian dhe kësaj skuadre, megjithatë Italia ka lojtarë të mrekullueshëm. Italia është njëra nga top skuadrat e këtij kompeticioni. Ata janë favoritët për të fituar të gjithë kompeticionin dhe ne e dimë këtë”, tha Sylvinho.
/GazetaBlic Sport/