Përfaqësuesja gjermane nuk po përgatitet në kushtet më ideale të mundshme për fillimin e fazës me eliminim direkt në Euro 2024.
Skuadra e Nagelasman ka qenë thuajse e izoluar brenda këto ditë në qendrën stërvitore që ka zgjedhur për Europanin për një arsye të pazakontë.
Kushtet atmosferike të këtyre javëve në Gjermani kanë bërë qendra stërvitore e cila është e vendosur në një pyll në Herzogenaurah, të pushtohet nga mushkonjat.
Një situatë e cila ka alarmuar edhe trajnerin Julian Nagelsman i cili e konfirmoi zyrtarisht para mediave.
Tension te Franca, Deschamps debat me mesfushorin e Real Madrid
“Kemi një pushtim të tmerrshëm mushkonjash. Duhet që gjithmonë të sigurohemi që ka erë jashtë që të mos ketë shumë mushkonja, përndryshe duhet të qëndrojmë në ambientet e brendshme”, tha ai.
Sipas “BILD”, Federata Gjermane u përpoq të zgjidhte problemin duke përdorur solucione kundër mushkonjave dhe tym kakaoje që mendohet se largon këto insekte.
Por kjo ka bërë që në qendrën stërvitore tani të nuhatet një erë shumë e rëndë e keqe që shkaktohet nga këto përzierje solucionesh, duke bërë edhe më të vështirë qëndrimin jashtë të futbollistëve.
Ndaj këta të fundit janë detyruar që të kalojnë orët e lira të ditëve të fundit të mbyllur në dhomat e tyre apo sallat e brendshme.