Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini ka falënderuar edhe një herë të gjithë qytetarët që ia besuan një mandat të dytë në krye të kësaj komune.
Në emisionin “Ora Shtatë”, në një intervistë, Xheladini premtoi se në katër vitet e ardhshme, do të punojë më shumë se në ato të kaluarat.
Pos tjerash, ai përmendi disa faktorë, që sipas tij mundësuan marrjen edhe të një mandati tjetër në udhëheqje të Dragashit.
“Transparenca e komunës. Qytetari ka qenë i informuar për punët që ka bërë komuna. Ka ndikuar edhe puna me duar të pastra, sepse nuk kemi pasur asnjë rast të korrupsionit, asnjë aktakuzë të ngritur. Kanë ndikuar edhe investimet e shumta kapitale, deri mbi 10 milionë”, u shpreh Xheladini.


