Liberalizimi i vizave është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët e Kosovës, ndërkohë që shifrat e atyre që e kanë dalë nga Kosova për vetëm 15 ditë janë tepër të larta.
Ashtu siç u raportua, 700 mijë qytetarë për vetëm dy javë thuhet se kanë dalë nga Kosova.
Rreth kësaj çështjeje, emisioni “Expose” prodhim i GazetaBlic do të sjell sonte në detaje shifrat e larta dhe ndikimin e tyre në mjekësi, ekonomi e shumë sektorë të tjerë që pritet ta “vuajnë” këtë ikje masive.
“Expose” ka zhvilluar intervistë me Kryetaren e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imerin, njohësin e marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifin, kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemin e gazetarin e Ekonomisë, Lavdim Hamidi.
Se çfarë po e pret vendin, këto dhe detaje tjera mund t’i ndiqni sonte në “Expose” duke filluar nga ora 21:00.
“Expose” transmetohet live në Kanal10.


