Sporti

Këmbana alarmi tek Drita, vendi i parafundit në tabelë, lojë shumë e dobët në fushë

09/25/2025 17:23
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës ka pësuar një tjetër humbje ditën e sotme në Superligë.

Pavarësisht se është kampione në fuqi, Drita nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në nivelin elitar të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e Zekirija Ramadanit, kanë vetëm një fitore të siguruar, dy barazime dhe tre humbje nga gjashtë ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e parafundit në tabelë.

Ky nuk është një tregues i mirë në këtë fillim, aq më shumë për faktin se Drita nuk po tregon as lojë të mirë në fushë, gjë që do ta bëjë edhe më të vështirë misionin e saj në Conference League.

/GazetaBlic Sport/