Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi ditën e djeshme se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet në veri.
Deklarata e Rakiq erdhi disa javë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën polici, Afrim Bunjaku, ndërsa u vranë tre terroristë serbë.
Edhe nga Qeveria e Kosovës u shprehën se e mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas Udhëzimit Administrativ.
“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu për REL pas deklaratës së Listës Serbe.
Megjithëse pas ngjarjeve të 24 shtatorit u kërkua nga klasa politike në Kosovë që të sanksionohet Serbia, ende nuk ka asnjë lëvizje në atë drejtim nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me këto zhvillime të fundit ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamet Kelmendi.
Kelmendi tha se zgjedhjet në katër komunat veriore nuk duhet të mbahen kurrsesi pa u zgjidhur çështja e agresionit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Ai tha se mos-përgjegjësia nga Serbia për raastin e 24 shtatorit i’u jep kurajo forcave terroriste serbe për të vepruar sërish.
“Zgjedhjet në veri, në katër komunat me shumicë serbe, nuk duhet të lejohen kursesi të mbahen, pa u zgjidhur çështja e agresionit terrorist serb në Banjskë të Kosovës dhe pa nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura ne Bruksel dhe në Ohër. Akti terrorist në Bsnjskë të Kosovës është shumë i rëndë, veprimat dhe qëllimet kanë qenë të rënda. Aneksimi i veriut të Kosovës ka qenë përfundimi i agresionit terrorist serb në Banjskë. Në këtë kontekst, nuk ka dhe as që duhet diskutuar ndonjë veprim pa marrë pergjegjesinë e duhur shteti serb.Largimi apo mos-pergjegjesia e shtetit serb i’u jep kurajo dhe forcë, forcave terroriste serbe në Beograd për të vepruar me masa të tjera terroriste deri edhe të masave ushtarake dhe fashiste për të paraqitur shtetin e Kosoves si terrorist.Kjo nuk duhet lejuar.”
Ai tha se Kosova duhet të marrë mësim nga Izraeli se veprohet me terroristët.
“Kosova kërkohet të merrë mesim nga Izraeli se si duhet vepruar me terroristë.Askund në botë nuk tolerohen terroristët, pse duhet Kosova të toleron?E dhëna se ‘gjoja’ shteti serb dhe krimineli i luftës Vuciq nuk ka ditur për aktin terrorist nuk qëndron.Për këtë flet organizim i grupit, madhësia, armët e gjetura, planet e përcaktuara dhe piksynimet e terroristëve serbë për ndarjen e Veriut të Kosovës. Serbia i ka në gjirin e vet këta terroristë, i ka shëruar dhe i mban. I festoj si atdhetar dhe për të rënet mbajti ditë zie, a nuk mjaftojnë këto për BE-në, per NATO-n dhe per SHBA-të?Nuk mund të behen marreveshje me teroristët si Vuciq. Izraeli nuk diskuton me terroristet e Hamasit dhe te Hisbollahut. Pse? Sepse me terroriste nuk bëhen marrëveshje. Terroristët nuk i permbahen të arriturave ne dialogim” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri
Qeveria thotë se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve në veri sipas udhëzimit administrativ


