Lajme

Kelmendi: Vjosa Osmani ka kohë që ka dhënë shenja se do të largohet nga Kurti!

04/03/2024 15:34
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Osmani njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.

Biseda e Osmanit vjen pas deklaratave të forta të O’Brien kundrejt kryeministrit Kurti ku përmendet edhe partneriteti.

A po shihet kjo si një largim i Kurtit nga procesi i dialogut?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar Muhamet Kelmendi.

Kelmendi tha se takimet e niveleve të larta të Osmanit me pushtetarët e SHBA-ve janë fakte që tregojnë se deshiron të largohet nga koalicioni me VV-në.

“Vjosa Osmani ka kohë që ka dhenë shenja se dëshiron të shkëputet gradualusht nga zoti Kurti, por nuk ka patur guxim te ndahet për shkak të pozitës së Presidentes që e ka në Kosovë.Takimet e niveleve të larta të Vjosa Osmanit me pushtetarët e SHBA-ve janë fakte që tregojnë se deshiron të largohet nga koalicioni me VV-në dhe me zotin Kurti”

“Natyrisht se ky koalicion mund të përfundon vetëm nëse Vjosa Osmani arrin të krijoj lidhje dhe të perfitoj në vota nga PDK, LDK dhe ndoshta edhe AAK.Besohet se në Kosove do të shkohet më parë në zgjedhje te jashtezakonshme se ne konflikte te koalicionit ne pushtet” deklaroi Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare