Lajme

Kelmendi: U kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë

08/05/2022 18:36
nga:Astrit Gashi

Gazetari, Adriatik Kelmendi, është përfshirë në debatin për lejimin ose jo të bartjes së shamisë në shkolla i cili është riaktualizuar së fundmi.

Ai ka thënë se “u kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë”.

“Pse mos ta qesin nga një shami edhe për vete këta?! Le ta provojnë si është mbuluar në 38 gradë celzius. Lejini gratë të flasin për vete! #shekullli21”, ka shkruar ai në Facebook.

Debati nëse duhet të lejohet bartja e shamisë në shkollë ose jo është rikthyer me qëndrimet pro dhe kundër kësaj, derisa po kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrative që e ndalon një gjë të tillë.

Madje, për një gjë të tillë ka pasë edhe një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit derisa në rrjete sociale ka nisur një fushatë për këtë.