Lajme

Kelmendi thirrje për rikthimin e listave të mbyllura: Kur vjedhin njëri-tjetrin, çka pritet në institucione?

01/17/2026 20:12
nga:Sh R

Gazetari dhe opinionisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për manipulimin e votave të kandidatëve, duke kërkuar një masë drastike: rikthimin urgjent te sistemi me lista të mbyllura.

Në një reagim, Kelmendi vlerëson se zhvillimet e fundit po dëshmojnë se një pjesë e klasës politike në Kosovë nuk ka arritur ende pjekurinë e duhur demokratike për të respektuar garën e hapur.

Kelmendi propozoi që, derisa të krijohet një vetëdije e re politike – “deri sa të mbushen mend” – gara për renditje të bëhet brenda strukturave partiake përmes listave të mbyllura, në mënyrë që të shmanget deformimi i vullnetit qytetar në qendrat e numërimit.