Lajme

Kelmendi: Shqiptarët ia mundësuan fitoren VMRO-DPMNE-së kryesisht pro-serbe e pro-ruse

04/24/2024 23:58
nga:Gazeta Blic

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rezultateve preliminare në Maqedoninë Veriore, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se shqiptarët ia mundësuan fitoren VMRO-DPMNE-së kryesisht pro-serbe e pro-ruse.

Ai tha se në raundin e dytë nuk bën të përsëritet një gabim i tillë.

Postimi i plotë:

Shqiptarët ia mundësuan fitoren VMRO-DPMNE-së kryesisht pro-serbe e pro-ruse.

Shqiptarët, nëse mbushen mend, do t’ia pamundësojnë fitoren në raundin e dytë VMRO-DPMNE-së, duke e votuar en bloc Pendarovskin e LSDM-së.

Gabimet janë mundësi për përmirësim. Nëse përsëriten janë budallaki!