Lajme

Kelmendi: Politikanët tërë vitin duke u sharë mes vete, tash duan të na tregojnë edhe kur të gëzohemi

12/04/2022 21:04
nga:G B

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se politikanët tërë vitin e kalojnë duke u sharë mes vete, duke ua lënë fajin të tjerëve për dështimet e veta, duke premtuar në fushata e duke abuzuar në pushtet, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se tani kanë filluar të na tregojnë dhe kur dhe si të gëzohemi.

Postimi i tij i plotë:

Politikanët krejt vitin e kalojnë duke u sha’ ndërmjet vete. Duke ua lënë fajin të tjerëve për dështimet e veta. Duke na premtu’ në fushata zgjedhore e duke abuzu’ sa janë në pushtet.

Tash kanë fillu’ të na tregojnë edhe kur e si me u gëzu’!

Hajde, natën e mirë!