Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmit ndaj policëve në Skënderaj, ky dyshohet të jetë i përfshirë ish nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku dhe familjarë të tij, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shkatërrimi i shtetit fillon në momentin kur çohet dorë në mbrojtësit e shtetit.
Kelmendi ka thënë se në shtetin e së drejtës nuk do të duhej të kishte të paprekshëm, duke shtuar se Kosova e ka policinë më të mirë në rajon.
Postimi i tij i plotë:
Në atë moment që çohet dorë në mbrojtësit e shtetit, në atë moment fillon edhe shkatërrimi i shtetit.
Në shtetin e së drejtës nuk do të duhej të kishte të paprekshëm!
Kosova e ka policinë më të mirë në rajon.
Është një nga rrëfimet tona të suksesit! Pavarësisht se shpesh i kemi lënë të dalin në punë edhe me këpucë të grisura!


