Lajme

Kelmendi për dështimin e Sunny Hill Festival: Ky është krim, dikush duhet të japë dorëheqje menjëherë

06/14/2022 18:39
nga:Genita C

Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj lajmit të fundit që Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë por në Tiranë, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se ngjarja më e madhe kulturore nuk po mbahet në Prishtinë për shkak të burokracisë institucionale.

Kelmendi e quan këtë krim dhe kërkon dorëheqje dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.

POSTIMI I PLOTË:

Ky është krim! Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.
Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.
Dua Lila sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.
Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!

EKSKLUZIVE: Kjo është letra që Dukagjin Lipa ia dërgoi Osmanit, Kurtit, Gërvallës e Çekut pas dështimit të Festivalit Sunny Hill – I humbët 10 milionë euro, 23 milionë euro imazh për Kosovën dhe mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota