Lajme

Kelmendi pas vendimit për Manastirin- Ky është ‘sihariqi i sovranitetit të Qeverisë Kurti’

03/14/2024 08:22
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës  i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në nga opozita, opinionin publik dhe shoqëri civile.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” edhe profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Kelmendi tha se Gjykata Kushtetuese vendimin për tokën rreth Manastirit të Deçanit e ka dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykim, ia dha 24. h.tokë Manastirit te Deqanit. Ky ishte verdikt në kundershtim total me ligjet ne fuqi.Baze e këtij verdikti ishte vendimi i vitit 1997 i Qeverisë së Milloshevicit.Në këtë vit nga Qeveria e Begradit iu dhane 24 h. tokë të komunës së Deqanit këtij Manastiri. Deri ne vitin 1997 i takonin 24 h.tokë dy ndermarrjeve komunale të Deqanit.Këta u përjashtuan nga pronësia me urdhër të faktorit të jashtëm dhe me vendim të Gjykates Kushtetuese të Kosovës” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ai tutje tha se ky është “sihariqi i sovranitetit të Qeverisë Kurti”

“Këtë vendim po e pranon edhe qeveria aktuale e Kosovës.Me 13 mars 2024, dha urdhër Qeveria Kurti, qe 24 h.tokë të dy ndermarrjeve publike
të Deqanit, t’i kalojnë ‘Manastirit te Deqanit.’ Ky është sihariqi i sovranitetit të Qeverisë Kurti, bravo zoti Kurti” deklaroi ai në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Ky vendim u kumtua në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt dje.

“Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë sot Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale Këshillit të Evropës, më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme atje, në prill asambleja parlamentare dhe në fund të majit këshilli i ministrave që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin