Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pranuar së fundmi se çështja e dinarit i ka acaruar raportet me SHBA-të.
Konjufca ka thënë se deklarata e O’Brien ishte shqetësuese, por sipas tij ‘partneriteti është mos me u befasu’.
“Ajo ishte shqetësuese. Nuk ka çka me interpretu aty. Ne dëshirojmë që të trajtohemi me partneritet nga ana e Kosovës. Tash aty munden me e interpretu sepse z. O’Brien po konsideron që me e ndalë dinarin në Kosovë është mu prishë partneriteti me SHBA-në. Tash na duhet me shtru pyetjen se pse qenka kjo. Pse pe prishka relacionin e Kosovës me SHBA-në?”, deklaroi Konjufca raporton “Gazeta Blic”.
Ndërsa kryeministri Kurti ka potencuar se me SHBA-të janë miq ‘por se nuk pajtohen për çdo gjë’
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke dhënë kështu sinjale se nuk do tërhiqen nga vendimi.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, profesori univeristar, Muhamet Kelmendi.
Kelmendi tha se partneriteti me SHBA-të nuk duhet kursesi të preket nga qeveria e Albin Kurtit.
Ai tha se mos-ruajtja e këtij partneriteti e dëmton rënde, jo vetëm Republiken e Kosovës, por edhe tërë çështjen kombëtare shqiptare.
“Partneriteti Kosovë-SHBA nuk duhet kursesi te keqesohet a preket nga qeveria e Albin Kurtit. Kosova dhe populli shqiptar kanë perspektivë vetëm në partnetitet të ngushtë me SHBA-të.Mos-ruajtja e këtij partneriteti e dëmton rënde, jo vetëm Republiken e Kosovës, por edhe tërë çështjen kombëtare shqiptare.Deklaratat e O’ Brian dhe Jeff Hovenier për parnteritetin SHBA-Kosovë kerkohet të merren seriozisht, çdo vendim që rrezikon këtë partneritet të ndërtuar gjatë historisë është antishqiptar dhe rrezikon kombin.Shihet se partneriteti është luhatur” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”
Ai deklaroi se qeveria duhet te ulet së bashku me ambasadorin e SHBA-ve dhe të koordinojnë çështjen e vendimin të BQK-së.
“Këtu kërkohet që Qeveria e zotit Kurti te ulet së bashku me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtine dhe të koordinojnë çështjen e vendimin të Bankës Qëndrore të Kosovës mbi valutën.Nuk duhet lejuar që marrëdheniet të keqësohen më thellë, modalitete ka mjaft.Këto modalitete kërkohet që së bashku me SHBA-te të gjinden dhe futen në veprim” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/