Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve qeveritar në lidhje me rritjen e të hyrave buxhetore, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se këto deklarata janë ofendim për qytetarët e Kosovës.
“Mos e manipuloni qytetarin e shkretë që po lufton për mbijetesë. Nëse nuk mund ta ndihmoni, mos e fyeni!”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë:
Ofendimi më i madh i qytetarit të varfër të cilit i janë shtrenjëtuar çmimet dyfish që nga buka e përitshme e deri te rryma dhe nafta është t’i thuhet janë rritur të hyrat në buxhet.
Është pandjeshmëri ndaj qytetarit, për të mos thënë pafytyrësi dhe poshtërsi.
Nëse çmimi rritet dyfish, dyfish janë të hyrat në buxhet edhe nga tvsh-ja. Pra, nëse 10 cent më herët janë paguar në buxhet nga tvsh-ja nga një produkt, kur çmimi i tij dyfishohet edhe tvsh-ja bëhet 20 cent.
Mos e manipuloni qytetarin e shkretë që po lufton për mbijetesë. Nëse nuk mund ta ndihmoni, mos e fyeni!


