Gazetari Adriatik Kelmendi, ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30.
Ai tha se fjala kundërshtohet me fjalë, kurse argumenti me kundër-argument.
Sipas tij, grushtet janë vetëm për ring, por edhe aty ka rregulla.
“Shumë mirë që reagimet për Valon Sylën ishin të shpejta, të shumta dhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë. Por një reagim – ai kryesori – do të duhej të vinte nga Bashkësia Islame e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Kelmendi tha se “nëse BIK-u nuk reagon, a i bie se pajtohet me sulmuesit?”, transmeton Paparaci.
Gjithashtu, ai i ka kërkuar BIK-ut që të reagoj për sulmin ndaj Sylës, përndryshe “i mvesh vetës autorësi”.
“Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet? Feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.m Paqja nuk e duron dhunën. Paqja mbëlton lirinë. BIK reago! Dënoje sulmin! Përndryshe, i mvesh vetes autorësi!


