Lajme

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

05/15/2026 17:09
nga:Y I

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm në Skenderaj, duke u shprehur se dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet.

Megjithatë, sipas tij, Kurti është politikani më i dhunshëm i pasluftës dhe është i fundit, që të flas për dhunë.

“Dhuna është e papranueshme.Të gjithë duhet ta dënojnë dhunën.Mirëpo, Albin Kurti është politikani i fundit të cilit i takon të flasë për dhunën.Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës.Ka përdorur dhunë fizike dhe verbale, pa kursim, ndaj kolegëve politikanë, policëve, qytetarëve. Ky është fakt” shkruan Kelmendi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: