Lajme

Kelmendi: Kurtit i takon të bëj ofertë për koalicion, duhet të bëhet për çdo shtyllë të pushtetit!

07/25/2026 18:07
nga:Y I

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me datën 6 gusht.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeari apo kryetarja e Kuvendit si dhe nënkryetarët.

Po çfarë pritet të ndodhë pas konsituimit të Kuvendit, a mund të ketë marrëveshje ndërmjet subjekteve politike për zgjedhjen e Presidentit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Kelmendi tha se votuesit kanë tregu që dëshirojnë një koalicion qeverisës dhe kjo duhet të bëhet.

Ai tha se i takon Kurtit të bëjë ofertën për koalicion gjë që sipas tij nuk po ndodh pasi deri tani nuk ka një ofertë serioze.

Kelmendi tha se koalicioni duhet të bëhet për çdo shtyllë të pushtetit.

“Votuesit kanë treguar me votë që deshirojnë një koalicion qeverisës, kjo duhet të bëhet.Në fakt, i takon Kurtit të bej ofertë për koalicion. Deri më tash nuk kemi një ofertë serioze dhe që dërgon te koalicioni. Koalicioni nuk bëhet vetëm per President, koalicioni kërkohet të bëhet për çdo shtyllë të pushtetit, ketë e mendoj për Kuvend, Qeveri dhe President/te. Nëse futet koalicioni në shqyrtim për këto shtylla arrihet të ndërtohet pushteti dhe të zgjidhet edhe Presidenti/ja. LVV-ja duket se po shkon në rrugën tjeter” deklaroi Kelmendi.

Ai potencoi se që të ketë siguri dhe koalicion mbi tre shtyllat e pushtetit e gjitha varet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kuvendi i ftuar për daten 6 gusht do të konstituohet, sigurisht se edhe Qeveria bëhet. Nëse kjo kështu shkon është vështire të gjendet baza për koalicion për President/te. Megjithatë që të kemi siguri duhet koalicion mbi tri shtyllat e pushtetit dhe pushteti ndërtohet, e tëra varet nga VV. Natyrisht se edhe opozita ka përgjegjësinë e vet. Nga ajo varet koalicioni, por mbi tri shtyllat ose duke ia dhënë opozitës Presidentin” deklaroi profesori Muhamet Kelmendi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Muhamet Kelmendi-Profesor!

/Gazeta Blic/