Baki Kelani në një konferencë të jashtëzakonshme tha se të tre zyrtarët kufitar patrollues kanë qenë duke kryer detyrën e tyre kur ndodhi edhe kidnapimi, raporton GazetaBlic.
Kelani thotë se kjo ngjarje ndodhi në territorin e Kosovës, saktësisht në vendin e quajtur Bare.
“Kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrollues, pra dua ta theksojë se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. PK-ja thekson njësia policore patrulluese ka qenë në detyrë zyrtare në pikë statike në vendin e quajtur Bare, pra thellë në territorin e Kosovës, të njejtit kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare që të parandalojnë kalimet ilegale”, tha ai.
Kelani dha detaje duke thënë se policët e Kosovës, kanë vërejtur personat të maskuar që po lëviznin në atë territor, ku menjeherë janë dërguar njësi tjera shtesë policore.
“Njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kanë pa se në afërsi të atij lokacionit kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, ku dyshohet të kenë qenë forcat të njësive speciale të Serbisë. Menjëherë, njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar në asistencë në atë lokacion, ku me të arritur kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo edhe tre zyrtarët policor kufitar”, tha Kelani.
“PK-ja ka njoftuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, KFOR-in që të bëhet presion që zyrtarët të lirohen dhe të kthehen në Kosovë”, shtoi ai.


